Në dispozicion në këto gjuhë
English edition Dutch edition German edition Polish edition Italian edition Brazilian edition French edition Serbian edition Swedish edition Indonesian edition Ukrainian edition Spanish edition Albanian edition Hungarian edition Macedonian edition Slovenian edition Chinese edition Russian edition Finnish edition Slovak edition
"Just finished reading the thing. Fantastic. Great work. Congratulations."
Hans-Hermann Hoppe, author of 'Democracy: The God That Failed'


Pse demokracia nuk çon në solidaritet, prosperitet dhe liri, por në konflikte sociale, shpenzime pa fre dhe qeveri tiranike.

Demokracia konsiderohet gjerësisht si sistemi më i mirë politik i imagjinuar. Nuk ekzagjerojmë kur themi se demokracia është bërë një fe laike, besimi më i madh politik mbi tokë. Të kritikosh idealin demokratik është të rrezikosh të të konsiderojnë armik të shoqërisë së civilizuar.

Por kjo është pikërisht çfarë Karel Beckman dhe Frank Karsten propozojnë. Në këtë libër provokativ dhe mjaft të lexueshëm, ata sulmojnë tabunë e fundit politike: idenë se shpëtimi ynë varet nga demokracia.

Me argumente te thjeshta dhe të drejtpërdrejta ata tregojnë se demokracia në kontrast me besimin popullor, nuk të çon në liri, civilizim, prosperitet, paqe dhe sundim të ligjit, por në të kundërtën: në humbje të lirisë, konflikte sociale, shpenzime qeveritare marramendëse, standard të ulët jetese dhe shkelje të të drejtave individuale.

Open Education Albania
Në bashkëpunim me Open Education Albania
Nw 112 faqe, ata përgënjeshtrojnë 13 mitet e mëdha me të cilat demokracia mbrohet zakonisht. Për më tepër, ata ofrojnë një alternativë tërheqëse: një shoqëri që bazohet mbi lirinë individuale dhe marrëdhëniet shoqërore vullnetare.

A e keni pyetur veten ndonjëherë pse qeveritë zmadhohen dhe po ashtu edhe borxhi publik? Ndërkohë, liria dhe prosperiteti duken më të kërcënuara. Pasi të lexoni këtë libër, do keni gjithçka të qartë – do e dini pse ndodh kjo dhe çfarë mund të bëni më mirë.

Përtej demokracisë është një libër fantastik për këdo që dëshiron të kuptojë më mirë problemet sociale dhe krizën ekonomike aktuale.

Doug French"Të sfidosh demokracinë ështw e guximshme. Ta botosh opinion tënd është heroike. Autorët e librit "Përtej demokracisë" në mënyrë të saktë i çmontojnë mitet e demokracisë. Nëse para se ta lexoni këtë libër, keni dyshimet tuaja ndaj demokracisë, atëhere argumentet e tyre do jua shtojnë arsenalin. Nëse ende nuk e keni të qartë, atëhere pikpamja juaj mbi botën do ju përmbyset."

Dough French (Laissez Faire Books)